LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se bashkatdhetarët po e ringjallin Kosovën, u bën thirrje për kujdes në trafik

Haradinaj thotë se bashkatdhetarët po e ringjallin Kosovën, u bën thirrje për kujdes në trafik

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj,  ka falenderuar bashkatdhetarët që nuk kanë hequr dorë nga Kosova.

Haradinaj në një konferencë për media pas pritjes së bashkatdhetarëve ka thënë se bashkatdhetarët po e ringjallin Kosovën.

“Ata me ardhjen e  tyre po e ripërtrijnë Kosovën dhe është festë prezenca e tyre në çdo drejtim për të gjithë ne. Ka shumë obligime që nuk i kemi kryer për ta, por Kosova është atdheu ynë dhe i atyre. Por, thirrja ime është që të bëjmë kujdes në drejtimin e makinave, në shpejtësi dhe të mos e kthejmë në dhimbje si rasti në Rahovec, pasi që siç e dini është ditë zie sot. Pra ju bëj thirrje jo veç atyre, por të gjithë shoferëve të makinave”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.


aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Bernjak humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan rëndë.

Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës për vetëm gjashtë muaj të vitit 2019.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka shprehur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të aksidenteve në Kosovë, duke thënë se shkaku më i shpeshtë i tyre është faktori njeri./Telegrafi/

 

 

 

 

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori