LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it Erhard Bühler

Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it Erhard Bühler

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka takuar sot ish-kreun e KFOR-it Erhard Bühler me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish-deputet dhe zëvendësministër i jashtëm”.


“Biseduam për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera”, ka shkruar Haradinaj.

Gjenerali Erhard Bühler është një oficer në pension i Ushtrisë Gjermane dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm për Planifikimin e Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes në Gjermani.

Ai ishte komandant i KFOR-it, nga shtatori 2010 deri në shtator 2011. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave

Lajme
“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: Procesi i numërimit të votave me këtë ritëm do të zgjasë rreth tre javë

“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: Procesi i numërimit të votave me këtë ritëm do të zgjasë rreth tre javë

Lajme
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori