LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takoi deputetët e CDU-së, diskutuan për liberalizimin e vizave

Haradinaj takoi deputetët e CDU-së, diskutuan për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel, është takuar me deputetët Johann David Wadephul, deputet i Bundestagut, zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Christian Schmidt dhe Peter Bayer, CDU/CSU.

Në një njoftim për media thuhet se kryeministri Haradinaj, ka falënderuar deputetët e Bundestagut, për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e tyre të veçantë që kanë dhënë për Kosovën në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit, si dhe në rrugën euroatlantike.

Gjatë takimit, Kryeministri Haradinaj ka njoftuar deputetët e Bundestagut për progresin e Kosovës, përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.


“Qytetarët e Kosovës dhe institucionet janë gjithmonë falënderues për përkrahjen e shtetit të Gjermanisë, për avancimin e të gjithë sektorëve në Kosovë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me deputetët gjermanë ka bashkëbiseduar për të gjitha çështjet me rëndësi për vendin për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Jemi në fazën e zhvillimit ekonomik dhe ndihma e Gjermanisë është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Kosovën në këtë fazë”, tha kryeministri Haradinaj.

Siç thuhet në njoftim, tema e takimit ishte edhe liberalizimi i vizave si një çështje e domosdoshme për qytetarët e Kosovës dhe për këtë kryeministri Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen në këtë proces.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat e interesit reciprok, me theks në zhvillimin  ekonomik, arsim, shëndetësi, dhe në thellimin e bashkëpunimit politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori