LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla përshëndet marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Izraelit, Bahrejnit dhe EBA-së

Haradinaj-Stublla përshëndet marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Izraelit, Bahrejnit dhe EBA-së

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka përshëndetur nënshkrimin në Shtëpinë e Bardhë të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të shteteve mike të Kosovës, Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla e vlerësoi marrëveshjen si shumë të rëndësishme për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme, si dhe një sukses maratonik të radhës të arritur gjatë këtij muaji me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova mbetet partner i besueshëm dhe kredibil i SHBA-ve, me politikë të jashtme të mirëkoordinuar dhe do të përkrahë çdo akt që zgjeron diametrin e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha Haradinaj Stublla. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori