LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj-Stublla: Ivica Daçiq po e shkel marrëveshjen e Uashingtonit

​Haradinaj-Stublla: Ivica Daçiq po e shkel marrëveshjen e Uashingtonit

Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar sërish ndaj shkeljeve që Serbia po i bën marrëveshjes së Uashingtonit për ndaljen e fushatës kundër njohjeve të Kosovës.

Ajo në një postim në Twitter ka njoftuar presidentin e SHBA-së Donald Trump për sjelljet e Beogradit, duke përmendur falënderimin që ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ia ka bërë ambasadorit të Angolës në Beograd për mos njohjen e Kosovës.

“Siç edhe është pritur, Ivica Daçiq nuk është i lodhur nga konfliktet dhe agresiviteti politik: Sot ai falënderoi ambasadorin e Angolës në Beograd për mosnjohjen e Kosovës dhe respektimin e të ashtuquajturit “Integriteti Territorial të Serbisë. Kështu pika e 15-të e marrëveshjes është shkelur sërish nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.


Kryediplomati i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka shkelur me dy këmbët marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, derisa ka falënderuar ambasadorin e Angolës për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq sot ka takuar ambasadorin e ri të Angolës në Beograd, Alcino dos Prazeres Isata Francisco da Conceicao, të cilin e ka falënderuar që Angola respekton ‘integritetin territorial të Serbisë’.

Kosova dhe Serbia në Uashington ishin pajtuar për një moratorium një vjeçar, sipas të cilit, Kosova do të pushojë së kërkuari anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia do të pushojë kampanjën e saj kundër Kosovës përmes ‘çnjohjeve’.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori