Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit.
Ai në një konferencë për media ka thënë se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të dijë se si vazhdon qeverisja më tej.
“Kam kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të di a nënkupton kjo dorëheqje edhe një kujdestari qeverisje pastaj, pra një vazhdim të një kujdestarie qeverisëse. Edhe pse zyra ligjore pranë kryeministrisë e ka vlerësuar kështu në bazë të praktikave, në bazë të interpretimeve të mëhershme, megjithatë për të qenë në anën e ligjit i kam dorëzuar Gjykatës Kushtetuese një kërkesë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se deri sa të vijë Qeveria tjetër, ka përgjegjësi për vendin.
“Nuk është se krejtësisht jeta ndalet në këtë periudhë kohore, mirëpo e shoh një dëshirë që me i përzi temat. Unë kam dhënë dorëheqje, një Qeveri duhet me dalë nga zgjedhjet por deri sa të vijë ajo Qeveri, kush mbanë përgjegjësi për qeverisjen në vend? Këtë përgjigje nuk po e jep kërkush e unë nuk guxoj ta lë në kaos vendin deri sa nuk zgjidhet një qeveri tjetër. I siguroj qytetarët e vendit që nuk do t’i lë në vakum qeverisës, por për të qenë në anën e ligjit iu kam drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur ai duke shtuar se Gjykatës Kushtetuese i është dejtuar si kryeministër i dorëhequr.
Ai ndër të tjera ka folur edhe për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.
“Partia që udhëheqi mbështesim shpërbërjen e parlamentit, kurdo që mund të thirret një seancë për shpërbërje – nëse kjo e përshpejton procesin e zgjedhjeve. Por kjo nuk bëhet që të përshpejtohen afatet për zgjedhje, kjo bëhet për herët e ardhshme. Kushtetuta jonë nuk e ka prezicuar se çfarë thonë kur pushtetarët japin dorëheqje, për këtë unë e kam bërë pyetjen jo vetëm për këtë kohë, por në vazhdimësi. Unë kam kërkuar nga grupi ynë parlamentar, nga Ahmet Isufiu t’i filloj konsultat me grupet parlamentare për shpërbërjen e Kuvendit. Presidenti ka paralajmëruar por ende skemi marr ftesë për takim”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania