Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë sot thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të votojnë referendumin për emrin e këtij vendi fqinj.
Këtë qëndrim Haradinaj e shprehu në një konferencë për media, pas takimit që pati me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me ç’rast tha se vota për referendumin i bashkon shqiptarët kudo që janë.
“Nëse ka një temë që na bashkon, kudo që jemi sot shqiptar, si në trojet tona etnike, si shqiptarët në Maqedoni, por edhe në diasporë e kudo që jemi është vota po për referendumin. Për një Maqedoni në NATO, për shqiptarët në NATO, sidomos ne në Kosovë me të vërtet i thërrasim prej zemre vëllezërit dhe motrat tona që të votojnë pro NATOS, duke e ditur që NATO na ka shpëtuar jetën në vitin ’99, në kohën më të vështirë tonën”, tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, tha se mbajtja e referendumit në Maqedoni është moment historik për shqiptarët që jetojnë atje.
Ai u shpreh se presin rezultate pozitive nga referendumi.
“Çështja kryesore që u bisedua sot mes nesh është referendumi i 30 shtatorit që do të mbahet në Maqedoni, një moment jo për ta tepruar por një moment vërtet historik për shqiptarët e Maqedonisë. Ne jemi duke punuar të gjithë forcat politike shqiptare, besojmë plotësisht për një rezultat jashtëzakonisht pozitiv. Besojmë që të gjithë shqiptarët të ndajnë bindjen me ne se ne i kemi borxh perëndimit, i kemi borxh NATO-së dhe besoj që kjo është ideja madhore e cila na bashkon të gjithë shqiptarëve për shkak se këtu nuk ka dilema, orientimi jonë i përgjithshëm pa marrë parasysh ku jetojmë në cilin shtet është NATO dhe Bashkimi Evropian”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët