LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Ismet Bogujevcit: Lamtumirë, mbetesh i paharruar

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Ismet Bogujevcit: Lamtumirë, mbetesh i paharruar

Dje (e premte) iu është dhënë lamtumira doajenit të muzikës dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci.

Ai u varros në varrezat e qytetit në Arbëri, ndërsa ditën e djeshme u bënë edhe homazhe nga krerët e shtetit e po ashtu edhe nga komuniteti artistik.

Një reagim së fundmi për të ndjerin e ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Ismet Bogujevci (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kreu i AAK-së e ka lartësuar figurën e Bogujevcit dhe shtoi se zëri e këngët e tij do të mbesin pjesë e kujtimeve tona të përhershme.

“Dje iu dha lamtumira e fundit doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci! E njohëm kur ishim fëmijë nga ekranet televizive e zëri e këngët e tij do të mbesin pjesë e kujtimeve tona të përhershme”.

Ministri Çeku për Ismet Bogujevcin: Jam i vetëdijshëm që është një humbje e madhe për Kosovën, por veprat e tij do t’i shërbejnë gjeneratave të ardhshme
Lexo po ashtu Ministri Çeku për Ismet Bogujevcin: Jam i vetëdijshëm që është një humbje e madhe për Kosovën, por veprat e tij do t’i shërbejnë gjeneratave të ardhshme

“Një artist i madh dhe njeri i mirë e i dashur, personalitetin e tij e madhështoi edhe më tepër thjeshtësia, modestia dhe afërsia e tij me të gjithë ata që kishin rastin ta njohin. Lamtumirë Ismet. Mbetesh i paharruar! RH”, ka shkruar Haradinaj në një postim të ndarë në Facebook.


Ismeti ka lënë pas një karrierë të bujshme artistike dhe disa nga projektet e tij të njohura janë: “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Seriali “Adoleshenca” ka grumbulluar 24.3 milionë shikime në vetëm katër ditë, e bën serialin më të ndjekur në Netflix

Seriali “Adoleshenca” ka grumbulluar 24.3 milionë shikime në vetëm katër ditë, e bën serialin më të ndjekur në Netflix

Magazina
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina
Gerta Gixhari thotë se veprimi i turpshëm i Laert Vasilit ishte i qëllimshëm

Gerta Gixhari thotë se veprimi i turpshëm i Laert Vasilit ishte i qëllimshëm

Magazina
E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje

E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje

Magazina
Gjesti për Eglin: Me një prekje të vogël që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë - nuk është faji im

Gjesti për Eglin: Me një prekje të vogël që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë - nuk është faji im

Magazina
Mbappe mbërrin në takimin e Kombëtares së Francës i veshur me një xhup me vlerë 3,800 euro

Mbappe mbërrin në takimin e Kombëtares së Francës i veshur me një xhup me vlerë 3,800 euro

Magazina
Kalo në kategori