Kryeministri Ramush Hardinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka bërë të ditur se ka kërkuar hetim nga të gjithë mekanizmat lidhur me rastin e arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova ditën e enjte.
Haradinaj duke thënë se megjithatë situata e sigurisë në Kosovë u vlerësuar si e qetë, shtoi se nga kjo mbledhje doli edhe pajtimi se nuk duhet të përsëriten më situatat ku vendimmarrësit nuk konsultohen për çështje të këtij lloji.
“Sot kemi vendosur me kërkuar hetim në të gjithë mekanizmat e përfshirë, në disa raste është hetim në disa raste të tjera është inspektim, varësisht nga përgjegjësitë e mia kushtetuese që kam. Në një shkresë të cakuar kam informuar Këshillin e Sigurisë dhe kam kërkuar nga institucionet përgjegjëse një hetim dhe një raportim me shkrim për zhvillimet rreth ndalimit, reovkimit të lejeve të qëndrimit dhe deportimit të shpejt dh të fshehtë të gjashtë shtetasve turq”, tha Haradinaj, transmeton KP.
Kryeministri tha se përgjegjësinë do ta kërkojnë me raportim me shkrim nga katër institucione: drejtori i AKI-së, Driton Gashi, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe nga drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni.
Sipas Haradinajt, Sefaj dhe Gashi janë shkarkuar sepse janë dy vartësit e parë të kryeministrit.
Ai tha se këta dy emra kanë humbur besimin e tij, sepse nuk e kanë informuar fare për veprimin lidhur me aksionin ndaj shtetasve turq.
Kryeministri tha se Sefaj e dinte që nga 23 marsi për arrestimin.
“Unë e kam takuar disa herë atë, dhe ai e ka pas shkresën për shkarkim që nga e premtja e javës përpara dhe atij si ka ndodh me më informuar mua”, tha Haradinaj duke thënë se e njëjta vlen edhe për shkarkimin e drejtorit të AKI-së.
Haradinaj e pranoi se me këtë rast janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut ndërsa shtoi se ka kërkuar që mos të ndodhin gjëra të tilla.
“Një aspekt tjetër që po ashtu është me rëndësi t’ua them, se kam kërkuar që më të mos befasohet më Kosova, as vendimmarrësit, që të mos ndodhë më kurrë me u përsërit një praktikë, të ndodhin veprime të tilla pa informimin, pa lejen e vendimmarrësve, në këtë rast pa lejen e qeverisë dhe ka një dakordim të tillë” , tha kryeministri.
Në pyetjen e KosovaPress se a është këshilluar me Thaçin për shkarkimin e ministrit të punëve të brendshme dhe kreut të AKI-së, Haradinaj tha se pret që edhe presidenti të ketë këtë linjë të mendimit.
“Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet i përbashkët. Pra me dy nënshkrime, kështu më është konfirmuar, procedura e shkarkimit duhet me u pa cila është. Ai e ka humbur besimin tim, sepse ai nuk më ka besuar mua. Ai nuk më ka informuar mua për këtë proces, do të thotë që nga inicimi i shkresës sime ai nuk është fuqi plotë, se ata dy që është dashur me emëru, njëri nga ta ia ka hek besimin, nuk mundet me mbet gjysmë ai. Në këtë situatë presidenti do ta japë edhe ai mendimin e vet”, tha Haradinaj duke thënë se është i bindur se edhe Thaçi do të pajtohet me këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![LSDM: S’ka punësime të specializantëve, qeveria ka prioritet temat etnike dhe jo shëndetësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/LSDM-6-380x233.jpg)
LSDM: S’ka punësime të specializantëve, qeveria ka prioritet temat etnike dhe jo shëndetësinë
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-380x233.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/11/vrasje-mk-380x233.jpg)
Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ivan-videnovic-foto-ndnv-3-1024x569-1-780x439.jpg)
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZKP-ZKM-15-2-2025-7-e1739624976738-780x439.jpg)
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta
![Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/Bashkimi-Evropian-1-780x439.jpg)
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara