LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Reforma e administratës publike do të përmbyllet në afat optimal

Haradinaj: Reforma e administratës publike do të përmbyllet në afat optimal

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim konsultativ me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefen e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe procesin e Reformës së Administratës Publike.

Me theks të veçantë është biseduar për procesin e finalizimit të tri ligjeve, të cilat e rregullojnë administratën publike në Kosovë.

Lidhur me këtë temë kryeministri Haradinaj ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha çështjet që ndërlidhen me Reformën në Administratën Publike, të përmbyllen në afat optimal.


“Këto ligje rregullojnë administratën shtetërore që ndërlidhet me Agjendën e Reformave Evropiane, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe që janë shtylla e një shteti funksional”, tha ai.

Ishte dakordim i përbashkët që institucionet e Kosovës me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të finalizojnë hartimin dhe miratimin e pakos së Ligjeve të Administratës Publike, të cilat kanë kaluar nëpër një proces të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori