Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në Konventën e Veshmbathjeve të Kosovës, organizuar nga USAID Empower Sektori Privat në partneritet me SIDA-n dhe e përkrahur nga Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, sidomos USAID-in, që vazhdon të përkrah Kosovën. Po ashtu, kryeministri ka premtuar përkrahje të Qeverisë për sektorin privat.
“Nga pikëpamja ime dhe nga ajo që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë, mendoj se mund të kthehet në një partner të mirë të këtyre prodhuesve, të cilët jo vetëm që kanë arritur të krijojnë produktet e veta me të cilat ata aspirojnë të arrijnë tregun e vendit, por tani kanë filluar me këto produkte të arrijnë tregjet e jashtme”, theksoi kryeministri.
Kryeministri Haradinaj ka potencuar rëndësinë e përkrahjes së iniciativave të tilla dhe të vetë prodhuesve, në mënyrë që të sigurohet një treg për këto produkte.
“Bilanci tregtar i Kosovës nuk është i mirë. Ju e dini, importojmë shumë. Në industrinë e veshmbathjeve ka shumë potencial të pa shfrytëzuar. Ajo që në botë njihet si “Handmade”, pra e bërë me dorë, zakonisht është produkt i lakmuar dhe më i kërkuari. E di që në Kosovë shumica e atyre që prodhojmë janë punë e duarve të çmuara. Kjo është punë e njerëzve që vërtetë munden të jenë garues në tregjet botërore, andaj ju përgëzoj sot. Unë nuk do të përtoj të gjej mënyra, si Qeveri, me qenë afër prodhuesve të vendit”, theksoi kryeministri.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se janë duke punuar me përkushtim në adaptimin e politikave stimuluese në mënyrë që të krijohet një ekosistem i përshtatshëm që do të ndihmonte dhe fuqizonte ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe rritjen e fuqisë së tyre konkurruese e cila pas fillimit të implementimit të MSA-së me BE-në, vjen në shprehje edhe më shumë.
Në Konventë folën edhe Lisa Magno, ushtruese e detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID-it në Kosovë, Goran Paulson, zëvendës shef i misionit nga Ambasada Suedeze dhe Bardha Sadrija, kryetare e Bordit të Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve.
Ndër të tjera, është theksuar se qëllimi i kësaj Konvente është avancimi dhe zhvillimi i industrisë së veshmbathjeve në Kosovë, dhe ofrimi i një platforme rrjetëzimi për këtë industri me agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë dhe të gjithë akterët tjerë relevant. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos