Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë pune në kompaninë “ELKOS Group”, ku është njoftuar me të arriturat e kësaj kompanie, veçanërisht në prodhimtari.
Pas vizitës që i bëri fabrikës së prodhimit “Egi Group”, si dhe disa reparteve si, ajo e prodhimit të qeseve të plastikës, të letrave të lagura, që funksionojnë në kuadër të kompanisë “Elkos Group”, kryeministri Haradinaj tha se kjo kompani është storie e suksesit në Kosovë dhe më gjerë dhe se befasia e tij është se nuk ka shkuar në Elkos-ETC, që është rrjeti më i madh tregtar i Kosovës, por tek ajo që ka lindur nga ETC, pra, te prodhimi, i cili është një lajm i mirë për Kosovën.
Haradinaj tha se, nga vizita e tij në këtë ndërmarrje, ka parë një industri ushqimore shumë të madhe, me teknologji të avancuar, me lëndë të parë të garantuar.
“Nuk është e mundur që dikush ta sjellë një produkt në Kosovë me çmim të njëjtë me kualitet më të mirë se “Elkos Group”, tha kryeministri Haradinaj, duke i përgëzuar dhe përmendur se aty ekzistojnë mbi 71 produkte të kësaj industrie ushqimore.
Po ashtu ai tha se, kjo ndërmarrje ka në përgatitje edhe një linjë të re të produkteve të mishit, të letrës së lagur, të plastikës, e cila riciklohet nga plastika e hedhur në Kosovë, duke e rikthyer në produkt.
“Ne kemi shumë sfida, si popull dhe ndoshta edhe si politikë, por është mirë të bëhen disa dallime. Të gjithë duhet t’i gëzohemi faktit, se ju punësoni mijëra njerëz”, tha kryeministri Haradinaj, duke potencuar faktin se kjo kompani është edhe kontribuuesi më i madh i buxhetit, nga i cili burojnë edhe pagat e gjyqtarëve, policëve, zjarrfikësve, etj.
Kryeministri Haradinaj tha se është ndarë i kënaqur, pasi që ka parë prodhim, një dimension tjetër të kësaj ndërmarrjeje.
Ramiz Kelmendi, pronar i kompanisë “Elkos Group” falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën që i bëri fabrikës së prodhimit “Egi Group”, që funksionon në kuadër të rrjetit të kompanisë “Elkos”, duke thënë se ajo është një prej industrive më të mëdha ushqimore, me makineri evropiane të prodhuesve të njohur, në mënyrë që prodhimi t’i përshtatet shijes dhe nevojave të konsumatorëve tanë dhe të jetë konkurrues me shtetet e rajonit.
Kjo vizitë është zhvilluar në kuadër të Vitit të Ekonomisë i shpallur nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze