LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj priti sot në takim përfaqësuesit e shoqatave shqiptare të Kroacisë

Haradinaj priti sot në takim përfaqësuesit e shoqatave shqiptare të Kroacisë

Kryeministri ië Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e gjashtë shoqatave të shqiptarëve të Kroacisë, Esad Çollakun, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Tom Kaqinarin, kryetar i Shoqatës së vullnetarëve të Kroacisë, Gjergj Kolëgjeraj, nënkryetar i Shoqatës shqiptare të mbrojtësve në Kroaci, Beshir Ziberi, kryetar i Bashkësisë shqiptare të Karllovcit, Pren Gjokaj, nënkryetar i Bashkësisë shqiptare të Istrës dhe Behar Mullajupi, kryetar i Shoqatës “Shkëndija”.

Kryeministri Haradinaj tha se shqiptarët në Kroaci, si një vend mik ishin dhe janë ambasadorët e Kosovës, sepse janë të njohur si luftëtarë ndër më të zotët të luftës atdhetare për pavarësinë e Kroacisë, të cilët me përvojën e arritur atje, ndihmuan edhe konsolidimin e UÇK-së, disa nga ta edhe ranë në altarin e lirisë së Kosovës.

“Shqiptarët në Kroaci kanë zë të mirë edhe si punëtorë e afaristë të ndershëm por edhe si qytetarë të integruar në jetën institucionale dhe shoqërore të shtetit kroat”, ka thënë Haradinaj.


Përfaqësuesit e shoqatave dhe organizatave të ndryshme të komunitetit shqiptar të Kroacisë pasi e kanë përgëzuar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij kryeministër i Republikës së Kosovës, janë zotuar se ata do të vazhdojnë të ndërtojnë ura miqësie ndërmjet dy popujve dhe shteteve dhe se ata do të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si dhe të lobojnë tek institucionet e shtetit kroat që ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori