LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për televizionin serb: Kufijtë nuk janë nën autoritetin e presidentit

Haradinaj për televizionin serb: Kufijtë nuk janë nën autoritetin e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste dhënë televizionit serb “Prva”, ka deklaruar se fuqitë e presidentit të vendit Hashim Thaçi janë të qarta, dhe se territoret dhe kufijtë e Kosovës nuk janë nën juridiksionin e tij.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përfaqëson vendin, territoret dhe kufijtë nuk janë në autoritetin e presidentit. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë kategori kushtetuese. Tek ne Kushtetuta respektohet”, ka shtuar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq i pyetur nëse ekziston mundësia që Kosova ta pranojë caktimin e kufijve ashtu siç e sheh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Haradinaj është përgjigjur shkurt me “jo”.


“Është e gabueshme të flitet për këtë. Kemi kaluar tashmë nëpër tragjeditë e viteve të ’90-ta. Tani i kemi kufijtë dhe ndoshta jo të gjithë jemi të kënaqur me këta kufij, por nëse nuk i respektojmë edhe ata, atëherë çfarë do të ndodhë”, ka shtuar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori