LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me Schütz: Kosova e gatshme për dialog dhe marrëveshje me njohje reciproke, por në kufijtë ekzistues

Haradinaj pas takimit me Schütz: Kosova e gatshme për dialog dhe marrëveshje me njohje reciproke, por në kufijtë ekzistues

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj gjatë takimit me Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane ka thënë se Kosova është e gatshme për vazhdim të dialogut, që shpie në marrëveshje finale me njohje reciproke dhe në kufijtë ekzistues.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Gjermania suksesshëm kanë thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën politike dhe ekonomike, si një e arritur e madhe strategjike për vendin dhe rajonin.

“Sot në takim me Susanne Schütz, Drejtoreshën për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane, theksova se Kosova është e fokusuar në avancimin e partneritetit me shtetin gjerman, siç kemi punuar shumë në jetësimin projekteve ekonomike si ITP në Prizren dhe Sowi Kosova dhe ngjashëm edhe në aspektin politik, duke e falënderuar këtë vend për qëndrimin konsistent në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.


Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, të kornizuar që çon në marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në partneritet të mirë me të gjitha vendet e rajonit.

“Përmenda suksesin e Kosovës në procesin e fundit zgjedhor në vend dhe pritjet që kemi për konstituimin sa më të shpejt të Qeverisë së re dhe marrjen e përgjegjësive për proceset e rëndësishme që e presin vendin. Kosova ka arritur të krijoj aleat të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar”, vijon Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori