LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk pres dorëheqjen e Haxhiut për rastin e  Faton Hajrizit, por së paku një kërkim falje

Haradinaj: Nuk pres dorëheqjen e Haxhiut për rastin e  Faton Hajrizit, por së paku një kërkim falje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj tha se është gabim që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të merret me rastin e Faton Hajrizit.

Haradinaj deklaroi se dorëheqja e Haxhiut nuk është ajo që e pret, por së paku një kërkim-falje do të mjaftonte tek populli për qasjen e saj ndaj rastit të Hajrizit.

“Sa i përket deklarimeve të Haxhiut është gabim me marrjen e rastit të Faton Hajrizit.  Kjo i bie që ata që janë me UÇK-në dhe të lidhur me të, nuk shkon përmbajtja. Materia nuk është ashtu. Serbia ka ndikim që Faton Hajrizi të dalë në Serbi. Ka materie të gabuar. Është dashtë me u mbrojtë Kosova, mos me u fajësu për veprën e Faton Hajrizit. Haxhiu ka mundur të thotë se ne kemi dështuar të kryejmë detyrat tona në territorin tonë. Shihet se çfarë sjellje ka Serbia”, deklaroi Haradinaj në “Debat Plus”.


Haradinaj flet për rastin e Faton Hajrizit: Kosova pësoi edhe dy humbje të tjera nga Serbia me këtë ngjarje
Lexo po ashtu Haradinaj flet për rastin e Faton Hajrizit: Kosova pësoi edhe dy humbje të tjera nga Serbia me këtë ngjarje

“Çështja e dorëheqjes nuk është kriter për Qeverinë Kurti, pasi që nuk ka ndodhur asnjëherë. Por duhet të ketë një pranim faji dhe një gjest i logjikshëm, një kërkim falje. Serbia do ta përdorë këtë rast. Serbia ka mbetur e pandëshkuar pas sulmit të Banjskës”, vijoi ai.

Haradinaj theksoi se pas rastit të Banjskës, Kosova është ajo që po i mbartë pasojat me sanksionimet që po i bëhen vazhdimisht.

“Kosova është e sanksionua, i mungojnë 900 milionë të dedikuara nga Buxheti i BE-së për 6-shen e Ballkanit. Serbia ka filluar të i thith ato. Ne po vazhdojmë me mbet në pozicionin e atyre që ka diskurs të tensioneve, incidenteve dhe të shqetësimeve të sigurisë. Është një sulm direkt në investimet e huaja direkte e që u paraqit edhe në raportin e DASH-it. Një dialog i varfër publiko-privat i ka penguar investimet e huaja direkte”, shtoi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori