LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk kemi kohë për të humbur!

Haradinaj: Nuk kemi kohë për të humbur!

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se “me 11 qershor do të vendosni në mes të vazhdimit të stagnimit të vendit apo ecjes para”.

“Ky vend do të ecë përpara!

Rinia me të drejtë kërkon perspektivën Evropiane, e jo siç kemi mbetur sot të izoluar. Rinia me të drejtë kërkon arsim cilësor, punësim e zhvillim për Kosovën, e jo siç kemi mbetur sot më të varfërit në Evropë.


Me 11 qershor do të vendosni në mes të vazhdimit të stagnimit të vendit apo ecjes para në mënyrë të sigurt e të shpejt drejt një Kosove të zhvilluar e prosperuese.

Një vend me një rini kaq shumë vibrante e dinamike ka nevojë për një qeveri proaktive dhe të guximshme përballë zgjidhjes së problemeve të cilat po rëndojnë mbi rininë dhe qytetarin tonë.

Ne jemi bërë bashkë dhe kemi vullnetin e plotë për të ofruar zgjidhjen e këtyre problemeve.
Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit. Ky vend do të ecë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/