Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë fushatës sonte në Mitrovicë, tha se ka ardhur koha që në Mitrovicë të zgjidhen të gjitha problemet e grumbulluara deri tani. Ai ka premtuar avancimin drejt BE-së, liberalizim të vizave, mos lejim të korrupsionit, infrastrukturë moderne dhe të ngjashme.
Haradinaj ka përmendur integrimin e qytetarëve serbë, duke thënë se Kosova është e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Ai ka kërkuar votën e mitrovicasve për kandidatin për kryetar të komunës nga radhët e AAK-së, dhe ka premtuar se tani është krijuar mundësia që të zgjidhen problemet e Mitrovicës.
“Më së paku faj për gjendjen në të cilën është Mitrovica keni ju. Kemi faj të gjithë. Ka ardhur koha me i zgjidhë ose me i la këto faj. Integrimi i veriut, dëgjoni, jemi fsheh shumë në Kosovë, natën kemi ndejtur me serbë, qoftë të veriut qoftë të tjetër kahut, ditën kemi shitur patriotizëm. Ka plotë kështu, i kemi edhe në parlament, nuk kemi pse me u fsheh, janë njerëz të këtij vendi dhe duam t’i integrojmë. Nëse këtë e bëjmë, ne vërtetë e përmbyllim Kosovën nga ana e brendshme.
A është kjo tradhti, a është tradhti me pas në qeveri qytetarë serbë, nuk është tradhti, mbane mend. Unë në Mitrovicë kam ardh gjithnjë, kurrë s’ju kam rrejt, por kurrë s’kam pas mundësinë problemet me i zgjidhë. Mendoj se tani jemi në mundësi me i zgjidhë problemet. Esati ka kapacitet veprues, din me punu, din me zbatu, pra nuk është njeri që jep premtime dhe nuk ju beson as ky vet. Unë po ju them kështu, a na jepni votën Mitrovicë për Aleancën, a na jepni votën për Esatin, për asamblistët, apo ma jepni edhe mua votën”, ka thënë Haradinaj.
Në anën tjetër, kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e AAK-së, Esat Peci, pasi ka përmendur të metat e pushtetit të deritashëm, tha se është urgjente për Mitrovicën një qeveri lokale efikase çfarë di ta udhëheqë vetëm AAK-ja.
“Është urgjente instalimi i një qeverie efikase dhe moderne që do të krijonte zhvillim, punësim, shërbim efikas, mirëqenie sociale, siguri dhe atraktivitet për të gjitha grupmoshat, shtresat shoqërore, e veçanërisht për rininë. Këtë mund ta bëjë vetëm AAK-ja”, theksoi Peci.
Gjatë këtij tubimi janë prezantuar edhe kandidatët e AAK-së për Kuvendin Komunal të Mitrovicës, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ancelotti komenton për herë të parë përballjen me Man Cityn - shfaq frikë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Barcelona i jep "status të veçantë" Ansu Fatit
Shanset e Ligës Premier për të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?