Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se 24 marsin e njohin si “Ditë të Fitores”.
Kështu tha Haradinaj nga manifestimi qendror i cili u mbajt sot Gllogjan në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.
Tutje ai tha se Serbia ditën e 24 marsit kishte ndjek një strategji të “tokës së djegur”, kjo pasi siç u shpreh Haradinaj, Serbia kishte goditur Qirezin, Likoshanin dhe Prekazin.
“E njohim këtë ditë si ‘Dita e Fitores’. E vërtetë që Gazmendi e Agroni, kanë qenë luftëtarë të hershëm, ata veç kishin vite luftë krahë Shkëlzenit, Dautit dhe Luanit, kanë qenë bashkë. Këta atë ditë u flijuan. Një betejë që mori kuptim, e kuptimi i kësaj beteje është fitorja. Pra, me luftu, me shpëtu me mbet gjallë, me fitu.
Serbia kishte ndjek një strategji të veten të tokës së djegur. Kishe goditur Qirezë e Likoshanë dhe po ashtu goditi në Prekaz. Në Prekaz u çu porosia për shqiptarët kudo që janë, që ‘do të luftojmë deri në flijim’. Për tri ditë rresht, familja Jashari e prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari luftoi dhe u flijua.
Në Gllogjan ishin pa zgjidhje tjetër…të fillohet një betejë e tillë, kuptohet i kishte vështirësitë e veta. Ademi ishte shumë më i përgatitur, ishte shumë më i përkrahur dhe kishte përparësi të shumta”, tha Haradinaj.
Haradinaj po ashtu theksoi se Serbia në skenar të vetin kishte ‘pastrimin e gjithë terrenit”, por ai potencoi se nuk ia dolën dhe u tërhoqën me turp, “Pra miti i Serbisë e i forcave serbe, u thye këtu”.
“Pra Serbia në skenar të vetin e kishte atë që…një epror i tyre ju tha atyre në terren ‘pastrone gjithë terrenin’. Pra, ishte porosia ‘mos leni askënd gjallë’. Por, pas një viti luftë, Zoti e deshi që ata të tërhiqen me turp, e ne me mbet si fitues. Ndoshta fitorja e kësaj dite, u bë shkaktar që të besojmë e të shpresojmë më shumë se të fitojmë. Pra miti i Serbisë e i forcave serbe, u thye këtu”, tha kreu i AAK-së.
Gjithashtu ai tregoi se si erdhën nga të gjitha anët e Kosovës djem e vajza të reja për të ju bashkuar bashkëluftëtarëve deri në liri, raporton Telegrafi.
“Ajo që e madhështoi këtë ditë, ishte mendja e zemra e shqiptarëve kudo që janë, që me e vazhdu këtë ditë, dhe që të nesërmen këtu Dauti e bashkëluftëtarë ishin nikoqir me pritë plotë djem e vajza e të rinj që erdhën nga të gjitha anët e Kosovës dhe të kombit, e që erdhën nga diaspora, dhe që nga ajo ditë lufta vazhdoi deri në fitore. Pse kjo ditë e jona është ditë e fitores? Për shkak se nuk ndamë askënd nga rreshti i luftës. Në Dukagjin askush nuk ishte i tepërt. Këtu janë trajtuar njëjtë dhe me dashuri bashkëluftëtarët e të gjitha trevave shqiptare. Kanë qëndruar me ditë, javë e muaj. Nga këtu kanë shku për furnizim, e prej këtu janë kthy për luftime në të gjitha anët e atdheut”, u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij nga Gllogjani, Haradinaj tha se përmbyllja me sukses e luftës ishte një vit më vonë, bombardimi i NATO-së më 24 mars 1999.
“Ajo që na ndihmoi dhe na dha fuqi për të përmbyllur me sukses luftën ishte dita e njëjtë, por një vit më vonë. Më kujtohet, më 24 mars 1999 kemi mbajt një takim përkujtues të kësaj dite. Të datës 24 mars 1999, ishim rreshtuar, njësitë që kishin mbet. Në një fjalim iu premtova bashkëluftëtarëve që kanë mbet edhe pak ditë apo javë deri në liri. E vërteta ishte që atë ditë në mbrëmje, si me ardh prej Zotit, erdhën sulmet e NATO-s, të prira prej Amerikës.
Ajo ditë për shqiptarët është lajmi më i mirë që kanë marr. Një popull që kishte dhënë shumë gjak, erdhi forca më e madhe e NATO-s, e prirë prej Amerikës, simbol i lirisë. Ne do të luftonim gjithsesi, sepse lufta jonë nuk ka pas afate kohore, e pengesa e kufizime tjera. Por nga ajo ditë liria u shpejtu dhe u shpëtuan shumë jetë dhe jo vetëm kaq, u arrit që të kthehet në Kosovë i gjithë populli ynë që i kishte lëshuar trojet e veta”, vazhdoi fjalimin e tij Haradinaj duke shtuar se “Ne si Kosovë do të rreshtohemi në aleancë me NATO-n, me Amerikën dhe besoj shumë se e meritojmë partneritetin për paqe, në NATO dhe atë e meritojmë sot”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë