LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Haradinaj: Mogherini e ka mbytur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media ka thënë se shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës.

Haradinaj tha se Mogherini e ka shkatërruar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke e kthyer në një dialog për shkëmbim territoresh e jo për normalizim raportesh.

“Mogherini e ka mbyt dialogun, e ka kthyer nga një dialog për normalizim, në një dialog për kufij e territore. Ajo realisht i ka shkaktuar dëm vendit tonë. Është shumë për keqardhje pas një investimi të madh të BE-së. Mendimi i saj për mua nuk vlen. Unë se kam personale me askënd dhe kushdo që ia lejon vetes të flasë për opsione kufij ose territore janë kundër paqes në Ballkan. Këto çrregullimet e dialogut na kanë sjellë ku jemi sot”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.


Ndryshe, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mohgerini, siç kanë raportuar mediat ka thënë: “Dialogu duhet të vazhdojë dhe të ketë përfundim pozitiv, këtë ne e kemi mbështetur. Përfundimi pozitiv do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese që do t’i adresonte dhe do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e ndërlidhura me normalizimin e marrëdhënieve – të gjitha, pa përjashtim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori