Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

Haradinaj shtoi se do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.


“Mirëpres emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani z. Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi. Do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/