LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj pritet me ceremoni ushtarake në Gjermani (Video)

Ramush Haradinaj pritet me ceremoni ushtarake në Gjermani (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacollin, kanë mbërritur në Berlin.

Haradinaj më herët ka bërë të ditur se në Berlin do të takohet me kancelaren Angela Merkel, kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, dhe deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag.

Po ashtu ai  do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” dhe do të jetë pjesë e lutjeve të mëngjesit në Berlin, transmeton Telegrafi.


Haradinaj udhëton sot në Berlin, do të takohet me kancelaren Merkel
Lexo po ashtu Haradinaj udhëton sot në Berlin, do të takohet me kancelaren Merkel

“Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkaq deputetja, e AAK-së, Donika Kadaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë gjatë takimit të Haradinajt me Merkel do të bisedohet kundër ndarjes së Kosovës dhe për liberalizimin e vizave.

“Takimi i nesërm i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Kancelarën gjermane Angela Merkel në Berlin është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës. Mbrojtja e kufijve të Kosovës rezulton së shpejti edhe me heqjen e barrierave kufitare në lirinë e lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave, me liberalizimin e vizave. Ruajtje të integritetit territorial dhe anëtarësim euro-atlantik. Njohja nga Serbia si parakusht për politikat tarifore ekonomike dhe doganore me fqinjët.

Kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtar. Politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit”, ka shkruar Bujupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori