LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti po dëshiron ta përplasë Kosovën me Amerikën

Haradinaj: Kurti po dëshiron ta përplasë Kosovën me Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në mënyrë simbolike se Kosovë është një anije që Kurti dëshiron ta përplasë, pas presionit amerikan me rastin e ndalimit të dinarit.

“Kosova është një Titanik, një anije e madhe, por që kryeministri Kurti me vetëdije po dëshiron ta përplasë me një shkëmb të madh, pra me Amerikën. Do të ishte tragjike për ne, sjellja e veprimet e tij janë gabim, do të varet nga ne të tjerët se a do ta lejojmë”, ka thënë Haradinaj për RTK.

Ai ka thënë se pret që edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të ketë qëndrime të njëjta si të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, rreth rregullores së re të BQK-së.


“Paraqitja e këtillë e jashtëzakonshme e ambasadorit po vjen në kohën kur në Tiranë është sekretari Blinken. I pres po të njëjtat që i tha ambasadori, këto janë qëndrimet e sekretarit Blinken të shprehura nga përfaqësuesi më i lartë i flamurit amerikan në Kosovë, ambasadori Hovenier”, ka thënë Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori