LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur, BE duhet t’i heqë sanksionet

Haradinaj: Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur, BE duhet t’i heqë sanksionet
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë ku në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur edhe për takimet e së enjtes në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka vendosur Kosovën në pozicionin e duhur, transmeton Telegrafi.

Gashi: Kurti pranoi draft-statutin e Asociacionit për të cilin organizoi protesta e humbën jetë njerëzish
Lexo po ashtu Gashi: Kurti pranoi draft-statutin e Asociacionit për të cilin organizoi protesta e humbën jetë njerëzish

“Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur. BE duhet t’i heq sanksionet. Qeveria ka marrë vendim për zbatimin e marrëveshjes, prandaj duhet BE t’i heqë sanksionet. Besoj presidenti francez ndjehet mirë, Kosova e ka mbajtur fjalën”, pohoi ai.


Ai më tej shtoi se interesi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

Ndërkaq, shefi i GP të AAK-së, Besni Tahiri deklaroi se deputetët e LVV-së kanë bojkotuar seancën dhe se nuk dihet arsyeja.

“Nuk është koha për beteja politike. Qëllimi është që si Kuvend të bëjmë një veprim duke shprehur falënderim në raport me rezolutën e Parlamentit Evropian. E shoh si veprim të papërgjegjshëm, si pamaturi”, tha ai.

Tutje, ai deklaroi se LVV ka frikë të përballet me Kuvend.

“Nuk e di pse nuk janë këtu, e çka po i frikëson mos me qenë në Kuvend”, tha ai.

Seanca ka përfunduar pas deklarimit të disa deputetëve të opozitës.

Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga LVV se pse është bojkotuar seanca, por deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori