LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosovë, urime liberalizimi (Video)

Haradinaj: Kosovë, urime liberalizimi (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kanë marrë një përgjigje pozitive nga Gjermania për liberalizimin e vizave, madje kryeministri para mediave edhe uroj qytetarët për liberalizim, transmeton Telegrafi.

Kryeministri tha se në takimin që ka pasur me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, kanë marrë një “PO”, për heqjen e vizave.

Përndryshe qeveria ka formuar një grup punues për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.


“Danke Deutschland!”: Haradinaj thotë se ka marrë një “Po” nga Gjermania, për liberalizimin e vizave
Lexo po ashtu “Danke Deutschland!”: Haradinaj thotë se ka marrë një “Po” nga Gjermania, për liberalizimin e vizave

“Kabineti qeveritar, në mbledhjen e sotme, ka marr vendim për krijimin e Grupit Punues për bashkëpunim me Ministrinë Federale për Punë të Brendshme Gjermane dhe harmonizim të standardeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave. Aprovimin mori edhe vendimi me të cilin urdhërohen të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për përdorimin e automjeteve zyrtare në mënyrë strikte vetëm për qëllime zyrtare, siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. Qeveria ka miratuar propozimin e Koalicionit Digjital për mandatimin e anëtarëve të tij për marrjen e përgjegjësive për të intensifikuar punët rreth vendimit për njohjen ndërkombëtare – Domenit të Republikës së Kosovës. Ky vendim është i një rëndësie të veçantë për pavarësinë digjitale të Kosovës dhe një hap shumë i rëndësishëm për proceset e ndërkombëtarizimit të shtetit tonë”, ka njoftuar Haradinaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori