LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova po bëhet me ushtri, kushdo që nxit destabilitet do të merr “faturën”

Haradinaj: Kosova po bëhet me ushtri, kushdo që nxit destabilitet do të merr “faturën”

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri do të kalojnë dhe në lexim të dytë, ndërsa duke folur për sigurinë në vend tha se kushdo që nxit apo krijon destabilitet në vend do të merr faturën e tij në fund.

Haradinaj këto deklarata i bëri në një konferencë për media, e cila u mbajt pas mbledhjes së Qeverisë, ku tha po ashtu se Kosova do të bëhet me Ushtri dhe do të jetë pjesë e NATO-s.

“NATO është një vendimmarrës serioz. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Jemi në bashkëpunim edhe me vendet tjera të rëndësishme të NATO-s. Procesi i mandatimit të Ushtrisë është me peshë. Dallimi është vetëm ndërrimi i emrit. Mos keni dilema. Jemi thellë të bindur, 17 institucione të sigurisë së Kosovës ishin pjesë e një organizimi të KFOR-it që isha dje. Ne jemi pjesë e NATO-s. Edhe në lexim të dytë do të kaloj. Ne do të bëhemi me ushtri”, ka thënë Haradinaj, raporton Telegrafi.


Kryeministri Haradinaj po ashtu komentoi edhe deklaratën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli në lidhje me korrigjimin e kufijve.

Ai tha se i ka bërë përshtypje deklarata e Veselit se ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e Serbisë dhe Rusisë.

“Më bëri përshtypje dje Veseli tha se shkëmbimi i territoreve është ide e Serbisë dhe Rusisë, ideja apo lëvizja e territoreve është shqetësuese dhe jam kundër kësaj”, theksoi ai.

Haradinaj potencoi sërish se ideja e korrigjimit të kufijve ka vdekur.  Ai foli po ashtu edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, ku tha se kushdo qoftë që nxit apo krijon destabilitet në vend do të marr faturën në fund.

“Ideja e korrigjimit ka vdekur. E dëgjuat dhe ambasadorin siç është shpreh. Nuk mendoj që shpërblehet dhuna apo incidentet. Cilido që e bën atë do ta merr faturën. Vetëm ata që e përkrahin stabilitetin në vend kanë me dal të fituar. Nëse dikush e nxit ndonjë incident me siguri ka me marr ndonjë faturë në fund”, tha ndër të tjera kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori