LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Koncepti 100% shtet, nuk është retorikë zgjedhore

Haradinaj: Koncepti 100% shtet, nuk është retorikë zgjedhore

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me kryetrin e Gjakovës, Ardian Gjini, kanë parë nga afër dinamiken e punimeve, që po zhvillohen në rrethrrotullimin e daljes nga Gjakova për Prizren, ndërtimin e shtratit të lumit Krena dhe në rrugën që çon nga qyteti i Gjakovës për Prishtinë.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se projekti i autorrugës së Dukagjinit, të cilën qeverisja e Aleancës do ta bëjë realitet, radikalisht do ta ndryshojë pozitën ekonomike të Gjakovës.

“Investimet në Gjakovë po ndryshojnë fuqishëm pozicionin ekonomik të saj! Vlera e investimeve në Gjakovë gjatë kësaj qeverisjeje është shumë herë më e lartë se të gjitha ato që kanë ndodhur për dy dekada. Sot, sëbashku me kryetarin Ardian Gjini pamë nga afër dinamiken e punimeve, që po zhvillohen në rrethrrotullimin e daljes nga Gjakova për Prizren, ndërtimin e shtratit të lumit Krena dhe në rrugën që çon nga qyteti i Gjakovës për Prishtinë. Projekti i autorrugës së Dukagjinit, të cilën qeverisja e Aleancës do ta bëjë realitet, radikalisht do ta ndryshojë pozitën ekonomike të Gjakovës. Koncepti 100% shtet është koncept pune dhe zhvillimi, jo retorikë zgjedhore”, ka shkruar ai.


Ai po ashtu ka takuar edhe strukturat e AAK-së në Gjakovë, ku tha se gjatë qeverisjes dy vjeçare, kanë marrë drejtim politik, që temat e shtetësisë të vendosën në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka thënë se përcaktimi i gjërë qytetar për konceptin 100% shtet, si trashëgimi e një qeverisjeje të guximshme dhe vepruese në vendimmarrje sovrane, i hapë përspektivë epokës së ekonomisë.

“Gjatë kësaj qeverisje dy vjeçare, kemi marrë drejtim politik, që temat e shtetësisë të vendosën në Kosovë. Përmbyllja e konsolidimit të brendshëm, fuqizon vendin në planin rajonal dhe atë ndërkombëtar. Përcaktimi i gjërë qytetar për konceptin 100% shtet, si trashëgimi e një qeverisjeje të guximshme dhe vepruese në vendimmarrje sovrane, i hapë përspektivë epokës së ekonomisë, duke krijuar kushte për jetë dinjitoze për të rinjtë, në vendin e tyre. Me strukturat e AAK-së në Gjakovë, sot, më të fortë se kurrë në veprim dhe frymën për fitore”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori