Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të enjten i ka bërë thirrje Qeverisë për rishikim të buxhetit.
Para deputetëve, Haradinaj ka thënë se vitin e kaluar nuk është implementuar 17 për qind e buxhetit, ndërsa edhe këtë vit dinamika është afërsisht e njëjtë.
Sipas tij, i vetmi zhvillim i mirë e ndoshta edhe më i mirë se që ka nevojë Kosova janë mallrat dhe shërbimet, “pra është rritur luksi pushtetar”.
Ndaj, ai ka kërkuar nga ekzekutivi që t’i rrisë pagat për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.
“I kërkoj Qeverisë që në situatën në të cilën jemi sot t’i përmbushë detyrat e veta ndaj të punësuarve në sektorin publik. Deri në qershor kërkoj që të rritet buxheti për paga. Jo vetëm për një kategori, por për të gjithë”, është shprehur Haradinaj.
I pari i AAK-së tutje ka deklaruar se nëse nuk ndodh kjo, atëherë pas 1 janarit 2024 kur pritet të ndodh liberalizimi i vizave, Kosova do të humbë shumë profesionistë.
“Pse është kaq me rëndësi me ndodh kjo në qershor? Më 1 janar 2024 e kemi liberalizimin e vizave dhe nëse ne vazhdojmë me këtë fjetjen tonë, do të humbim shumë profesionistë edhe nga sektori publik. Mos lejoni që buxheti të mos implementohet e pagat të mos rriten. Nëse s’keni vizion më shumë të paktën mos i dëmtoni të punësuarit në sektorin publik”.
“Çmimi i energjisë elektrike është rritur dy herë, po ashtu është rritur edhe kostoja e jetesës në përgjithësi, çmimi i tatimit në pronë po ashtu. Si ka mundësi mos me u rritë pagat? Cila logjikë e shpjegon këtë? Paga 600 euro dikur sot e ka vlerën 400. Ne si AAK do të ju përkrahim në rishikim të buxhetit. Bëni kujdes që të rriten pagat. Nëse shkojmë me këtë trend, deri më 1 janar juve do të ju faturohet edhe një tragjedi e re”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë