Site icon Telegrafi

Haradinaj kërkon mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se para disa ditëve ka kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Postimi i plotë:

Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë. /Telegrafi/

Exit mobile version