Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur sot se është duke u hetuar KEDS-i për shkak të mos furnizimit të rregullt me energji elektrike të qytetarëve të Kosovës.
Ai ka thënë se fillimisht është takuar me zyrtarët e lartë të KEDS-it, KOSTT-it, KEK-ut dhe të ZRRE-së lidhur me mungesën e madhe të energjisë elektrike.
Haradinaj ka thënë se u ka bërë të qartë se nuk tolerohet që në emër të defektit të ketë ndalje të energjisë elektrike me orë të tëra.
“I kam ftuar para tri dite pikërisht për këtë [mungesën me energji elektrike v.j] sepse ka ekzistuar njëfarë praktike me ia lënë fajin njëri-tjetrit. Për këtë ftova edhe KEDS-in edhe ata që kishin ardhur nga Ankaraja dhe Stambolli, por edhe këta në Kosovë. Pastaj ftova KEK-un, KOSTT-in kemi pasur edhe ZRRE-në, pra që të gjithë kanë qenë”
“Kemi biseduar si me ju qas më tej punës. KEDS-it duhet të bëjë kujdes të madh se kontrata e obligon me furnizua me energji elektrike. Nuk bën që në emër të defektit mos me e furnizua qytetarin se është çmimi i shtrenjtë atje ku blihet. Këto janë si ta quaj obligime sepse i ke marrë obligime me kontratën”, ka deklaruar Haradinaj, për Insajderin.
Më tej ai ka thënë se për shkak të kësaj çështje është duke u interesuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.
“Nuk qenë në pushtet kur është bërë kjo marrëveshje, apo kur është privatizuar distribucioni. Prej kohës kur e kam marr detyrën i kam trajtuar me respekt por edhe kam kërkuar të respektohet”.
“Nëse nuk respektohet prishen marrëdhëniet sepse nuk mund ta heshti faktin që në vendin tim të ndalet rryma me orë të tëra. Kam dëgjuar që ka ndodh një interesim edhe i Prokurorisë edhe i Policisë hetuese. Pra për këto ndërprerje. Nëse eventualisht krijohen probleme duhet me e rishikuar këtë marrëdhënie”, ka deklaruar Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë