LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ka edhe serbë që janë të gatshëm për ta votuar shndërrimin e FSK-së në ushtri (Video)

Haradinaj: Ka edhe serbë që janë të gatshëm për ta votuar shndërrimin e FSK-së në ushtri (Video)

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në emisionin INFOBOX të RTV Dukagjinit ka thënë se në Kuvendin e Kosovës ka serbë të cilët janë të gatshëm për ta votuar shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Ai ka thënë se për këtë çështje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të kthehej në Kuvend edhe në gjysmë të natës, madje edhe pa kravatë.

“Unë jam kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së dhe jam i gatshëm në dymbëdhjetë të natës, vetëm me qenë afër diku, dy minuta më duhen dhe hiq nuk kam nevojë për kollare, aty më kanë. Me gjithë deputetët e AAK-së dhe ju garantoj me të gjithë deputetët e opozitës se jemi të gatshëm në çdo kohë që ata na ofrojnë, ne me e dhanë votën. Në gjysëm të natës nëse kërkojnë seancë të jashtëzakonshme, do të jemi në sallë për ta dhënë votën, sepse nuk e konsideroj shtet, një shtet pa ushtri”, tha Haradinaj.


Ai foli edhe për mundësinë e ndonjë koalicioni me PDK apo LDK, duke thënë se nuk i mbyllin dyert nëse marrëveshjet për ASK-në dhe ajo për demarkacionin kthehen në pikën zero.

Por Haradinaj thekson se tema e koalicioneve është e përshtatshme vetëm pas zgjedhjeve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1O596xzSwCQ

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori