Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rrahim Beqirit-komandant ‘Roki’, sot ka bërë homazhe te lapidari i tij, në fshatin Kopërnicë të Komunës së Kamenicës.

Sipas njoftimit për media, Haradinaj, ka thënë se si çdo popull që i ka qëllimet dhe interesat e veta, e të cilave duhet t’i shërbejmë, edhe shqiptarët i kanë, por interesat e shqiptarëve nuk janë interesa armike për popujt tjerë, por janë të drejta për ne si popull.


67894105 1286726744785070 8225436626147344384 o

"Duke i shërbyer interesit tonë nuk dëmtojmë dhe nuk shkaktojmë pasoja te të tjerët. Nëse e forcojmë Kosovën shtet 100 për qind, me ushtri, me gjithë mekanizmat e vet, kjo është në dobi të të gjithë neve që jetojmë në Kosovë edhe të komuniteteve etnike, të serbëve të Kosovës. Nëse e forcojmë Kosovën në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, kjo është mirë për Ballkanin, sepse një nga ne është i fortë. Nëse Kosova forcohet është mirë për shqiptarët kudo që janë, në Preshevë, në Maqedoninë e Veriut, apo kudo që jemi”, tha kryeministri në detyrë.

02 09 2019 ZKM 5

Para të pranishmëve Haradinaj, ka thënë se janë duke i përfunduar punët e Kosovës, ashtu siç i kanë përfunduar heronjtë tanë, të cilët sipas tij kanë dhënë gjithçka nga vetja deri në flijim.

67668499 1286744654783279 4307233134186856448 n

“Sikur komandant Roki, është detyrë jona të jemi në kohë, të kërkojmë llogari dhe të besojmë në vetvete. Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, ju siguroj se do të sigurojmë të drejtat tona si komb shqiptar, do t’i garantojmë ata që jetojnë me ne dhe do të jemi miq për miqtë. Një popull që është i dobët në ekonomi, në siguri, në arsim, nuk mund të jetë mik i askujt, por vetëm barrë e të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.

67493141 1286727191451692 7867502225021468672 o

Kryeministri në detyrë, Haradinaj, gjatë ditës ka bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Kamenicë./Telegrafi/