LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e Ahmeti vizitojnë kompaninë gjermane që hapi 1 mijë vende pune në Kosovë

Haradinaj e Ahmeti vizitojnë kompaninë gjermane që hapi 1 mijë vende pune në Kosovë

I nominuari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj bashkë me kandidatin për deputet dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë vizituar sot hapësirat e punës së kompanisë gjermane IQ LINK, e cila të punësuar ka mbi 1 mijë persona.

“Krenar që bashkë me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, të shohim në praktikë investimet dhe punën e kompanisë prestigjioze gjermane IQ LINK, e cila ka operuar pa asnjë pengesë dhe duke u ndihmuar në vazhdimësi nga institucionet tona dhe në veçanti nga Komuna e Prishtinës. IQ LINK, me mbi 1 mijë të punësuar, me Drejtor Menaxhues dhe Themelues – Jens Reichenbach, tashmë është shndërruar në ambasador promovimi për vendin dhe për faktin që të bërit biznes në Kosovë, është veprim i duhur për investitorët e huaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

E bazuar tërësisht në aftësitë, punën, dhe inteligjencën e të rinjve, Haradinaj ka thënë se sukseset e kësaj kompanie kanë për themel vizionin dhe orientimin strategjik të Kosovës me shtetet mike.


“Ne kemi krijuar Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren, që jo vetëm do të shërbejë si oazë ekonomike dhe e punësimit, por do të jetë edhe nyje rajonale e teknologjisë. Duke e parë si tejet të nevojshme këtë fushë, gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, do të aplikohet edhe lënda e kodimit në kurrikulën e gjimnazeve matematikore/natyrore dhe Koncepti 100% shtet garanton investim direkt në trajnimin e 10 mijë profesionistëve për IT dhe programim. Për jetësimin e vizionit tonë, Lipjani është rreshtuar me numrin e fitores së përbashkët, 119, fuqishëm për 100% Kosovë”, ka shkruar në fund të postimit Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori