LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj dhe Singer bënë homazhe te pllaka përkujtimore e hebrenjve

Haradinaj dhe Singer bënë homazhe te pllaka përkujtimore e hebrenjve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin ekzekutiv, njëherit nbnkryetar i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj së bashku me Singer kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e hebrenjve në shenjë nderimi për viktimat e Holokaustit.

Haradinaj e ka falënderuar Singer për vizitën e sotme dhe të gjithë hebrenjtë që e ndihmojnë dhe mbështesin Kosovën përmes Kongresit Botëror të Hebrenjve!


“Është vërtetë ndjenjë e mirë që shqiptarët në ato rrethana, që kanë qenë jo të lehta, janë vënë në mbrojtje të hebrenjve. Si Kosovë na vjen mirë që bazuar në këto vlera i takojmë botës që ka respektuar jetën e njerëzve në kohërat më të vështira. Shqiptarët strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë sepse ajo ishte gjëja e duhur për t’u bërë”, tha kryeministri Haradinaj, duke kujtuar marrëdhëniet historike të dy popujve dhe po ashtu kohërat e vështira kur populli i Kosovës ishte përkrahur nga bota e lirë demokratike.

Në kuadër të takimit, kryeministri e njoftoi mysafirin për alokimin e ndërtesës për Muzeun e Trashëgimisë Hebraike në Prizren, që do t’i shërbejë ruajtjes së kujtesës historike dhe miqësisë mes dy popujve tanë.

Haradinaj po ashtu ka folur për fokusin e Qeverisë së Kosovës me theks të veçantë për reformat në sundimin e Ligjit dhe zhvillimin ekonomik në vend si dhe gjithë progresin që ka bërë Kosova që nga paslufta, ndërkaq nga  Singer ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Për kontributin e tij dhënë ndaj Kosovës, kryeministri Haradinaj e ka nderuar Robert Singer, me “Hartën e Artë të Kosovës”.

Ndërkaq, shefi ekzekutiv, njëherit nënkryetar i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit mes tyre dhe Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori