“Breza e breza të studentëve kanë sakrifikuar për liri, e disa kanë rënë në fronte të luftës, që t’i kushtohemi nxënies së dijes, por edhe vlerave tona si vend”, kështu tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri sot Qendrës së Studentëve, në Prishtinë, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Haradinaj i shoqëruar nga drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta dhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar konviktin Nr. 7 dhe atë Nr.8, ku ka parë nga afër kushtet dhe ambientet në të cilat banojnë studentët.
Po ashtu, Haradinaj vizitoi edhe mensën e studentëve, me ç’rast ka drekuar së bashku me studentët e qendrës.
Me këtë rast, Haradinaj tha se është me rëndësi që të shihet në praktikë gjendja në konvikte, ku nga drejtori Sfishta është njoftuar se janë 4 mijë studentë të akomoduar në konvikte dhe 2500 të tjerë që kanë të drejtë në shujtë.
“Qeveria që kam udhëhequr ka punuar që të jetë afër të rinjve, studentëve, afër arsimit të lartë, të mesëm dhe të ultë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke uruar studentët për një vit të mbarë dhe duke shprehur respekt për gjithë kontributin e rinisë studentore në të gjitha etapat.
Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, duke uruar studentët për një vit të mbarë, tha se janë bashkë me kryeministrin në detyrë Haradinaj për të parë përgatitjet për akomodimin e studentëve, që janë bërë sipas planit të qendrës studentore.
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta tha se kishte kënaqësinë ta mirëpres kryeministrin në detyrë Haradinaj, në ditën kur edhe fillon vendosja e studentëve nëpër konvikte dhe funksionalizimi i mensës së studentëve.
“Krejt kjo që po shihet nuk do të ishte pa përkrahjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, me angazhimin tonë dhe mirëkuptimin e studentëve, që jeta në qendrën studentore të jetë më atraktive dhe të jetë në shërbim të studimit të tyre”, tha drejtori Fishta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze