LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Bota e kuptoi me kohë përcaktimin e shqiptarëve përkrah Amerikës

Haradinaj: Bota e kuptoi me kohë përcaktimin e shqiptarëve përkrah Amerikës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të vizitës disa ditore atje.

Haradinaj ka takuar Ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, të cilin e ka falënderuar për punën e shkëlqyer.

“Ishte fat historik që Shqipëria të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bota kishte rastin të kuptojë drejtë përcaktimin e shqiptarëve dhe rreshtimin e tyre përkrah botës së udhëhequr nga Amerika”.


“Në takim me Ambasadorin Ferit Hoxha, e përgëzova për punën e tij intensive në Këshillin e Sigurimit dhe qëndrimet e sakta në raport me zhvillimet politike në botë, veçanërisht rolin e tij në nxjerrjen e rezolutave që dënojnë agresionin rus në Ukrainë. Kontributi i tij me të vërtetë është për admirim. Gjithashtu u dakorduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, siguri e politikë të jashtme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori