LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Bijtë e Gjakovës, shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë

Haradinaj: Bijtë e Gjakovës, shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Betejën e Çabratit.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se bijtë e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë.

“Bijtë e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë. Mobilizimi i tyre në UÇK, u bë që nga ditët e para të Luftës Çlirimtare. Sot kujtojmë Betejën e Çabratit, heroizmin e Brigadës 137 Gjakova dhe trimat dëshmorë që ranë. Armiku për hakmarrje ndaj humbjeve në frontin e luftës, nuk kurseu civilët e pafajshëm te Ura e Taliqit. Kujtojmë me respekt njëzet e gjashtë jetët e sakrifikuara për liri. Trembëdhjetë shqiptarë të pafajshëm po të njëjtën ditë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri. Heroizmi e sakrifica e popullit tonë kurrë nuk do të harrohen”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/