LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i bën thirrje Kurtit ta tërheqë buxhetin: Në të kundërtën, qytetarët ta shpallin “nongrata”

Haradinaj i bën thirrje Kurtit ta tërheqë buxhetin: Në të kundërtën, qytetarët ta shpallin “nongrata”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur skandaloz buxhetin e propozuar për vitin 2024, i cili pritet të miratohet në seancën e sotme të Kuvendit.

Haradinaj ka thënë se me këtë buxhet kryeministri Albin Kurti ka diskriminuar komunat që të cilat nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Në Kuvendin e Kosovës është nxjerrë për miratim Buxheti më skandaloz që ka pasë Kosova ndonjëherë. Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit”, ka shkruar ai në Facebook.


Kreu i AAK-së më tej ka thënë se me këtë buxhet Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve, “duke ua pakësu edhe bukën”.

“Kryeministër, tërhiqe këtë buxhet sa nuk je përballur me padëgjueshmëri qytetare! Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin “nongrata”!”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/