LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Më 1 Tetor 1997 u bë kthesa e madhe me protestën e studentëve

Haradinaj: Më 1 Tetor 1997 u bë kthesa e madhe me protestën e studentëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot në 21 vjetorin e protestës së studentëve theksoi se më 1 Tetor 1997 u bë kthesa e madhe me protestën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se popullit tonë në përpjekjet për liri asnjëherë nuk i janë shuar shpresat.

“Popullit tonë në përpjekjet për liri asnjëherë nuk i janë shuar shpresat. Më 1 Tetor 1997 u bë kthesa e madhe me protestën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë. Kujtojmë sot me krenari guximin e kësaj rinie, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën çlirimtare. Për të ditur kah po shkojmë duhet të dimë nga erdhëm deri këtu! Le të jetë dita e 1 Tetorit përkujtuese e rrugës që kaluam së bashku. Njëherit të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime dhe shumë fat për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/