Hapja e Arkivave të Serbisë do ta përshpejtonte gjetjen e të zhdukurve shqiptarë gjatë viteve 1998-1999. Kështu kanë thënë nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.
Ndonëse një pjesë e arkivave të ushtrisë dhe policisë iu dorëzua Tribunalit të Hagës, sot arkivi nuk është publik, me pretekstin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare, thonë në Fondin për të Drejtën Humanitare. Përfaqësuesja e këtij Fondi thotë se me hapjen e arkivave do të merreshin të dhëna për krimet dhe vendndodhjen e varrezave masive.
“Një pjesë e arkivave dhe dokumenteve që kanë të bëjnë me urdhrat, raportet e rregullta luftarake, si dhe raportet për rehabilitimin e terrenit, ku ishin edhe të dhënat se ku janë varrosur trupat e njerëzve te vrare, i janë dhënë Tribunalit të Hagës. Në bazë të atij arkivi në dispozicion publik, Fondi ka kryer hulumtime dhe ka gjetur të dhëna të caktuara që kanë të bëjnë me varrezën masive në Rudnicë dhe se ishte Zona e Përgjegjësisë së Brigadës 37, komandanti i së cilës ishte Ljubisha Dikoviq.
Mirëpo tani, arkiva nuk është e hapur”, tha Ivana Zhaniq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet t`i hapë arkivat për të zbuluar të vërtetën për të pagjeturit. Përfaqësues të autoriteteve serbe thonë se palës kosovare, përmes Kryqit të Kuq, i janë dorëzuar më shumë se dy mijë e katërqind dokumente të ndryshme dhe se në bazë të atyre informatave janë gjetur të gjithë trupat deri më tani, por se pala kosovare nuk i ka dorëzuar asgjë Serbisë. Pikërisht për këtë, juristët thonë se zgjidhja nuk është ligjore por politike.
“Ekziston një procedurë e ndryshme për atë se kush mund të ketë qasje në dokumentet nga arkivi, kush mund të miratojë zbulimin e dokumenteve të tilla. Unë besoj se dokumente të tilla nuk janë sekret shtetëror dhe në këtë moment nuk është problem procedural, sepse këto çështje janë të rregulluara me ligj, por këtu është problem i vullnetit politik. Të dyja palët nuk janë të gatshme të zbulojnë në këtë moment gjëra që unë jam i sigurt se ekzistojnë, por janë shënuar në një mënyrë tjetër e jo si sekret shtetëror”, tha Ahmed Dellimegjac, Avokat.
Besohet se me hapjen e arkivave mund të merren të dhëna që do të përshpejtonin procesin e zbardhjes së fatit të rreth 1600 personave të zhdukur, çështje që u shënua si urgjente në marrëveshjen e arritur së fundmi. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës