LAJMI I FUNDIT:

Hapja e aplikimit për marrjen e 100 eurove, akuza e PDK-së për 42 kontratat njëburimore të MI-së dhe deklarimi i Qeverisë kundër tërheqjes nga Trusti – disa nga ngjarjet e javës në ekonomi

Hapja e aplikimit për marrjen e 100 eurove, akuza e PDK-së për 42 kontratat njëburimore të MI-së dhe deklarimi i Qeverisë kundër tërheqjes nga Trusti – disa nga ngjarjet e javës në ekonomi

Hapja e aplikimit nga Ministria e Financave për marrjen e 100 eurove për sektorit privat, akuzat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për korrupsion dhe keqpërdorimin e 9 milionë eurove për 42 kontrata të nënshkruara nga Ministria e Infrastrukturës dhe deklarimi i Qeverisë kundër tërheqjes së kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti), ishin disa nga ngjarjet kryesore që karakterizuan javën në ekonominë e Kosovës.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në vegzën: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim


“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta, dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi. Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e MFPT-së, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, ministria bën të ditur se punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

“Po prezantojmë masat e reja në kuadër të Pakos. Kështu që në muajin prill po dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionisteve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill, ku nga kjo do të përfitojnë ata që marrin pension bazik, kontribut pagues, për aftësi të kufizuara, të veteranit, e kështu me radhë”, kishte thënë Kurti.

“Për herë të parë do të mbështesim me shumë të menjëhershme prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat, pra rreth 300 mijë punonjës. Po ashtu, kjo shumë do të ndahet edhe për 80 mijë zyrtarët publik. Studentët do t’i përkrahim me shumë të menjëhershme prej 100 euro, ku do të përfitojnë 80 mijë studentë”, ka shtuar ai.

Kurti ka theksuar se vlera totale e kësaj përkrahje është mbi 100 milionë euro.

Njëqind euro shtesë për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët – deklaratat pro dhe kundër rreth vendimit të Qeverisë
Lexo po ashtu Njëqind euro shtesë për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët – deklaratat pro dhe kundër rreth vendimit të Qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka denoncuar dyshimet për siç i kanë quajtur aferat korruptive të Qeverisë së Kosovës.

Sipas PDK-së, kjo aferë zbulon keqpërdorim të mbi 9 milionë euro për 42 kontrata njëburimore nga Ministria e Infrastrukturës.

“Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe bashkë hisedari i tij Hysen Durmishi, për një vit, kanë lidhur gjithsej 42 kontrata për punë shtesë në vlerë mbi 9 milionë euro, të cilat nuk janë zhvilluar përmes procedurave të rregullta të prokurimit. Në këtë sipërmarrje korruptive, ekipet tona të juristëve dhe ekonomistëve kanë evidentuar një numër të konsiderueshëm të shkeljeve, të cilat jo vetëm që shkelin dispozitat e ligjit, por përbëjnë aktivitet të hapur korruptiv dhe vepër të pastër penale, dhe të cilat do të duhej e do të duhet të trajtohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, pati thënë Tahiri gjatë një konference për medie.

Ai ka potencuar se ky është një rast i paprecedent, duke shtuar se në MI nuk ka pasur procese prokurimi, por tenderomani pa procedura tenderësh.

“Të shpenzohen 9 milionë euro në mënyrë të negocime në punë të paparashikuara është një dëm jashtëzakonisht i madh”, ka shtuar ai.

Këto janë 42 kontratat që PDK thotë se Ministria e Infrastrukturës keqpërdori mbi 9 milionë euro
Lexo po ashtu Këto janë 42 kontratat që PDK thotë se Ministria e Infrastrukturës keqpërdori mbi 9 milionë euro

Lidhur me këtë akuzë, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar duke thënë se kjo Qeveri nuk ka asnjë aferë korruptive.

“Kjo mënyrë e qeverisjes së drejtë, si duket po ju pengon shumë atyre që nuk lanë asnjë të zezë pa e bërë. Asnjë shkelje të ligjit nuk e kemi bërë, e nuk e kemi asnjë aferë korruptive, e për më shumë kujdesemi në maksimum për paranë publike, gjë që është e pa kuptueshme për qeverisjet e kaluara e sidomos për PDK-në, që e zhvatën shtetin për vite me radhë”, thuhet në reagimin e Durmishit në Facebook.

U akuzua nga PDK për keqpërdorime, Durmishi arsyetohet dhe paralajmëron padi
Lexo po ashtu U akuzua nga PDK për keqpërdorime, Durmishi arsyetohet dhe paralajmëron padi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar kundër tërheqjes së kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti), duke thënë se “kjo nuk është zgjidhje”.

Sipas Kurtit, mendim të njëjtë kanë edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Kemi thënë edhe shumë më herët, kur ishim në opozitë edhe tani, me Pakon e Ringjalljes Ekonomike do ta zbusim krizën. Por, nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve mund ta zgjidhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se, një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti.

Qytetarët e Kosovës së fundmi janë përballur me rritje enorme të çmimeve, si të produkteve ushqimore bazë, ashtu edhe të derivateve e shërbimeve të tjera.

Qeveria kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Nuk është zgjidhje
Lexo po ashtu Qeveria kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti: Nuk është zgjidhje

Për t’i ndihmuar qytetarët që ta tejkalojnë më lehtë krizën ekonomike të shkaktuar, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19.

Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti ka njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Ekonomi
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!

Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!

Ekonomi
Kalo në kategori