Hapet Zyra për Marrëdhënie Ekonomike dhe Tregtare Kosovë-Greqi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se do të hapet në Athinë, Zyra për Marrëdhënie Ekonomike dhe Tregtare ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.
Lekaj me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo zyre do të jetë e hapur për të gjithë kosovarët në shtetin helen.
Postimi i plotë i ministrit LekajZyra për Marrëdhënie Ekonomike dhe Tregtare e Kosovës shumë shpejt do të hapet në Athinë të Greqisë. Shefi i saj, Fitim Gllareva dhe stafi i tij po punojnë drejt kompletimit të ambientit që do të jetë derë e hapur për kosovarët në shtetin helen. Si vizitori i parë i përfaqësueses tonë në Athinë, ju dëshirova mbarësi dhe suksese! /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































