LAJMI I FUNDIT:

Hapet panairi Prishtina 2009

Hapet panairi Prishtina 2009

Kryeministri i Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi ka thëne sot në hapjen e panairit të Dhjetë jubilar “Prishtina 2009” se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përcaktuar për partneritet me bizneset kosovare.

“Besoj se ju jeni dëshmitar se çdo ditë e më shumë jemi duke thelluar dhe zgjeruar këtë partnerit i cili ka për qellim krijimin e kushteve sa me të favorshme për biznes dhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.

Ai tutje shtoi se, rekomandimet dhe këshillat e biznesit kanë qenë vendimtare edhe për vendimet e Qeverise se Kosovës,duke përmendur kështu edhe zbritjen e tatimeve e të cilat Thaçi i vlerësoi si më të ultat në jo vetëm në rajon por edhe në Evropë.

“Ne kemi zbrit tatimin në fitim nga 20 në 10 për qind, si dhe taksën nga të ardhurat personale. Për herë të parë shohim infrastrukturë rrugore me të mirë e me moderne, si në nivel kosovar ashtu edhe në atë regjional dhe lokal. Jemi duke punuar me përgjegjësinë me të madhe shtetërore që sivjet të filloj edhe ndërtimi i auto rrugës Vermicë – Prizren – Prishtinë. Kosova ka shënuar edhe progres në lëmi tjera. Në pjesën e dytë të këtij viti do të nënshkruhet integrimi i saj në FMN, e duam te besojmë fuqishëm edhe në BB”.


Kryeministri theksoi se është krijuar stabilitet dhe qëndrueshmëri makroekonomike fiskale dhe monetare.

Në anën tjetër Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i ftoi afaristët kosovarë që të tregojnë se çka duhet bërë për të ndryshuar gjendjen.

“Unë dua të them na thuani çka te bëjmë me shpejt në pjesën e investimeve të rëndësishme institucionale për të pas biznese të mira, të sigurta, kamatë sa me të ultë oferta sa me të mëdha , qarkullim sa me të mirë. Kjo është ekonomia e tregut dhe atë duhet ta bëjnë institucionet, prandaj keni garancinë tonë në sigurimin e kornizës legjislative, për mbështetje te këtyre proceseve dhe e keni garancinë e hapjes së mirë të Kosovës me partneritet të rëndësishme me botën ekonomike”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj theksoi se viti 2009 ka sjell shumë zhvillime pozitive për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës duke dëgjuar zërin e arsyes të biznesit kosovar, ka bërë një hap të rëndësishëm në drejtim të reformës fiskale”.

Ai tutje shtoi se anëtarësimi në FMN dhe fakti se Kosova gjendet para anëtarësimit në BB dhe në BERZH hapin rrugën drejtë tërheqjes së fondeve zhvillimore të cilat janë shumë të nevojshme për Kosovën.

“Ekonomia e Kosovës është duke u ballafaquar me efektet e krizës financiare dhe globale, andaj edhe pritjet për rritje ekonomike për ketë vit duhet të janë të matura. Duhet konsideruar se trendët pozitive ekonomike do të ishin sukses i madh i Qeverise se Kosovës”.

“Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar për te promovuar fuqishëm zhvillimin ekonomik te vendit dhe për dialog konstruktiv me institucionet e Republikës se Kosovës”, përfundoi Beqaj.

Ndryshe ne panairit e dhjete jubilar “Prishtina 2009” marrin pjese 101 ndërmarrje nga Kosova dhe vendet tjera. Prej tyre 42 ndërmarrje janë nga Kosova, 12 nga Shqipëria, 21 nga Maqedonia, 15 nga Bosnja e Hercegovina, ndërsa 11 ndërmarrjet tjera vijnë nga Gjermania, Austria, Kroacia, Belgjika, Spanja dhe Serbia. /Telegrafi/