Është hapur panairi “EXPOKOS 2019”, panair ky që mbulon fushën e ndërtimit, energjisë, makinerisë dhe mbrojtjen dhe sigurinë në punë.
Me rastin e hapjes, u kritikuan institucionet e vendit të cilat përkundër se ishin të ftuara të merrnin pjesë aty, asnjëri nga ta nuk kishte ardhur.
Me këtë rast është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Odës Britanike në Kosovë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Klubit të Bizneseve Sllovene dhe KIMERK.
Bekim Xhafa nga kompania CEO, tha se për të arritur më shumë shërbime për bizneset e vendit kanë krijuar një rrjet që është plotësuar me marrëveshjet e Ballkanit.
“Sot nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me shumë biznese e oda ekonomike. Qëllimi i këtij memorandumi është shumë i thjeshtë, që panairi si një platformë dedikuar për biznese që ofrojnë lidhje konkrete mes ofertës dhe kërkesës dhe që 18 vite në treg pranojmë mijëra kërkesa nga EU për të gjet partnerë”, tha Xhafa.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se ky panair mundëson fuqizimin e bizneseve të Kosovës në tregjet ekzistuese, teksa shtoi se si Odë e Afarizmit janë të përkushtuar që të kthejnë vëmendjen e qeverisë në të bërit biznes.
Krasniqi vuri në pah mungesën e përfaqësuesve institucional të vendit, për të cilët tha se përkundër asaj se tërë kohën flasin për zhvillim ekonomik, nuk e morën mundin që të marrin pjesë në panairin e sotëm.
“Qeveria e Kosovës duhet që vëmendjen kryesore ta ketë në zhvillimin e vendit, që ekonomia jonë të jetë shumë më në nivel se që është tani, në mënyrë që të kemi mundësi që të ballafaqohemi me importin që vjen nga jashtë, duke marrë parasysh se me nënshkrimin e CEFTA-së dhe MSA-së, është larguar dogana nga ana e Kosovës. Vet fakti që ne sot importojmë 90 përqind të nevojave tona e eksportojmë vetëm 10 përqind, tregon nevojën urgjente që kjo të ndryshojë. Eksporti i produkteve në rajon dhe më gjerë është një mundësi shumë e madhe për ne dhe një sfidë me të cilën duhet të përballemi të gjithë ne. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtar, të përfitojmë nga eksperiencat, njohuria dhe inovacioni, në mënyrë që të rritet inovacioni”, tha Krasniqi.
Nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nagip Fejzi, u shpreh se është problematike mungesa e institucioneve në këtë panair.
“Një porosi jo vetëm deri tek klasa politike: je duhet t’i mbështesin bizneset tona pavarësisht ku gravitojnë. Në thelb ka një mungesë shumë të madhe të udhëheqësve tanë, ata duhet ta dinë se nuk do të ishin këtu pa bizneset”, u shpreh ai. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit