Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës së bashku me studiuesen franceze Marie Patrisia Raynaud, kanë hapur mozaikun e Bazilikës paleokristiane në qendër të qytetit të Elbasanit. Grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e këtij mozaiku i cili, sipas studiueses franceze është më i bukuri në Shqipëri dhe më tej.
“Është një bazilikë interesante, pak e komplikuar sepse gjetëm pjesë të arkitekturës, pjesë liturgjie, por më mbresëlënës është mozaiku. Nga viti 2007-2012 këtu u gjetën disa mozaikë dhe pjesë qendrore e tij është kupola e kishës e cila përmban mozaikun më të bukur që kemi në Shqipëri. Sepse ikonografia dhe temat janë shumë të pasura, ka shumë kafshë, panele të shkëlqyera, por mbi të gjitha një larmishmëri ngjyrash, shumë më tepër se në mozaikët e tjerë”, u shpreh Marie Patrisia Raynaud.
I zbuluar në vitin 2007 si një nga mozaikët më të bukur në vend, synimi kryesor ka qenë qasja ne te dhe tërheqja e turisteve. Në lidhje me këtë studiuesja franceze jep sugjerimet e saj.
“Mozaiku duhet të ruhet aty ku ndodhet, pra jo të hiqet dhe të vendoset në muze, sepse ai ende është në kushte shumë të mira, këtu në brendësi të kishës. Ne mendojmë që gjëja më e mirë është që njerëzit ta shohin mozaikun, por ai nuk duhet të preket nga uji, shiu apo mbeturinat. Pra më e mira është që mozaiku të ketë një tip mbulese nga e cila mund ta shohësh atë, por jo ta prekësh”, shtoi Marie Patrisia Raynaud.
Pjesë e rëndësishme e projektit është ruajtja e tij dhe frenimi i degradimit të mëtejshëm. Instituti i Monumenteve është duke restauruar pjesët e rrezikuara për të shmangur rrëshqitjet e tyre dhe prishjen e copëzave të mozaikut. /TCh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!

GJUHA SHQYPE

Fjalë të urta popullore: Sherrin e mbjellin gratë dhe e korrin burrat!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania