LAJMI I FUNDIT:

Hapet Konsullata e nderit të Republikës së Maqedonisë në Belgjikë

Hapet Konsullata e nderit të Republikës së Maqedonisë në Belgjikë

Republika e Maqedonisë prej mbrëmë ka Konsullatë të re nderi në Mbretërinë e Belgjikës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Antverpen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me ceremoni solemne ku morën pjesë të ftuar nga jeta shoqërore-politike e Belgjikës, diplomatë, ambasadorë dhe qytetarë të suksesshëm të Maqedonisë që jetojnë në Belgjikë, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki së bashku me kryetarin e komunës Antverpen, Bart de Vever hapën konsullatën në qytetin më të madh të biznesit në rajonin e Flandrisë.

Për konsull nderi i Republikës së Maqedonisë është emëruar Rajes Lemens, sipërmarrës i ri me përvojë në Evropë, Lindje të Afërt, Amerikë Latine dhe Afrikë. Siç theksohet në kumtesën zyrtare të MPJ-së së Republikës së Maqedonisë, Lemens ka filluar karrierën e tij në Republikën Popullore të Kinës, ndërsa ka studiuar drejtësi dhe marrëdhënia ndërkombëtare. Sot, ai pas vetes ka themeluar dhe menaxhuar disa kompani në sferën e ndërtimtarisë, tregtisë me pronë të patundshme, internet – tregti, shërbime konsullore etj.


Zëvendëskryeministri Poposki në ceremoninë solemne gjatë hapjes kumtoi se Republika e Maqedonisë ka emëruar Rajes Lemans për konsull nderi të vendit tonë për shkak të sukseseve të tij në planin ekonomik, si dhe për kontributin që deri më tani e ka dhënë në promovimin e Maqedonisë para biznes bashkësisë së Belgjikës.

Para aktit të hapjes së Konsullatës së nderit, në Antverpen u organizua edhe biznes prezantim i mundësive që i ofron Republika e Maqedonisë para biznesmenëve të Belgjikës në disa sektorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori