LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 1° fair_day

Hapet Klinika Ligjore për Azilin dhe Refugjatët në Universitetin “Kadri Zeka” – mundësi të reja për studentët e drejtësisë

Hapet Klinika Ligjore për Azilin dhe Refugjatët në Universitetin “Kadri Zeka” –  mundësi të reja për studentët e drejtësisë

Në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt ceremonia e hapjes së Klinikës Ligjore mbi Azilin, Refugjatët dhe Pashtetësinë, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur nga UNHCR dhe Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRPK).

Në hapjen e ceremonisë, Prorektori Prof. Dr. Dukagjin Leka, theksoi rëndësinë e Klinikës Ligjore si një mundësi e mirë për studentët që të përfshihen në çështje të së drejtës ndërkombëtare dhe për ata që kontribuojnë në fuqizimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ndërkohë, zyrtarja për mbrojtje ligjore në UNHCR, Merita Ahma, foli mbi sfidat me të cilat përballen refugjatët dhe personat pa shtetësi, duke nënvizuar nevojën për përmirësimin e mekanizmave mbrojtës dhe zbatimin e politikave të bazuara në standardet ndërkombëtare.


Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i CRPK, Memli Ymeri, theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve akademike, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit të drejtësisë për të siguruar një qasje efektive dhe të drejtë për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje ligjore në Kosovë.

Ndryshe, sipas njoftimit Klinika Ligjore do të zhvillohet nga 18 mars – 29 prill 2025 dhe do të përfshijë leksione, simulime praktike dhe vizita studimore.

Ndërsa në fund të klinikës do të mbahet testimi dhe certifikimi i studentëve pjesëmarrës të cilët do të vlerësohen përmes një testi arritshmërie. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Lajme
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është i përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është i përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Kalo në kategori