Me rastin e 84-vjetorit të lindjes, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës kanë hapur ekspozitën “Kujtesa e Kosovës-Portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi”, kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e nderoi lart figurën e veprimtarit Adem Demaçi duke thënë se ai ishte veprimtari më unik dhe autentik.
“Jam mirënjohës për këtë ekspozitë që vjen në ditëlindjen e Adem Demaçit, atdhetarit e liridashësit. Baca Adem është veprimtari më unik dhe më autentik që do ta kuptoni”, deklaroi Kurti.
Ai tha se Demaçi ishte i njëjti gjithmonë dhe në mungesë të shkollave e ushtrisë ai ishte mësues, intelektual e ushtar.
“Ai e kuptonte se çfarëdo që ne arrinim të vetëm se bashku mund t’i arrinim qëllimet e përbashkëta”, u shpreh Kurti.
Kurti premtoi se për nder të veprës së Adem Demaçit do ta botojnë librin për jetën dhe veprën e tij.
Anëtari i Shoqatës të të Burgosurve Politikë të Kosovës, Selatin Novosella tha se gjatë gjithë jetës së Adem Demaçit janë grumbulluar rreth 10 mijë faqe me dokumente arkivore për jetën dhe veprën e tij, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës të themelohet instituti për të burgosurit politikë me emrin e Adem Demaçit dhe të mbulohet financiarisht botimi i librit për Adem Demaçin, vepër kjo me 40 vëllime, raporton KP.
Ndryshe, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ndërroi jetë më 26 korrik 2018. Ai ishte personaliteti shqiptar që vuajti dënimin më të gjatë në ish-Jugosllavi, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje