Hapet ekspozita "Arti në art" e fotografit Bardhyl Ahmeti

Në muret e kësaj galerie, janë ekspozuar 27 fotografi, përmes së cilave ka paraqitur artin skenik të teatrove.
Ahmeti thotë se përmes kësaj ekspozite ka arritur të tregojë vlerat e tij si fotograf dhe vlerat artistike të teatrit.
Në dy ekspozitat e mëparshme, fotografitë kanë trajtuar Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Fotografi Ahmeti thotë se do të vazhdojë t’i trajtojë në ekspozitat e tij të ardhshme pikërisht temat që kanë të bëjnë me përditshmërinë e shoqërisë sonë. Në ekspozitën e radhës, Ahmeti, thotë se do të trajtojë dhunën në familje.
Megjithëse Bardhyl Ahmeti nuk ka studiuar fotografinë, ai ka punuar si fotograf i lirë në disa gazeta, si dhe një kohë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ekspozita “Arti në art” do të qëndrojë e hapur dy javë. /ktv/




















































