Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës (AAVK) ka njoftuar për lansimin e projektit të dytë të programit vjetor për vitin 2025 – ekspozitën e artistëve të rinj “Fragmenta 2025”, një ngjarje e dedikuar mediave të reja dhe praktikave bashkëkohore artistike.

Sipas AAVK-së, Fragmenta synon të krijojë një hapësirë të re kreative ku bashkohen ide, forma dhe narrativa që sfidojnë konvencat tradicionale, duke nxitur dialog ndërdisiplinor dhe eksperimentim artistik. Ngjarja vë në qendër të vëmendjes rolin e artit dhe dizajnit në shoqërinë moderne, ndërsa shërben si platformë për bashkëpunim dhe inovacion kulturor.


Në kuadër të eventit do të ndahet edhe çmimi RAW Award (Rising Artists Work), i cili ka për qëllim të promovojë artistët e rinj me qasje të guximshme dhe vizione të reja në artin bashkëkohor.

Organizatorët kanë publikuar edhe orarin e hapjeve të ekspozitave për këtë javë:

E mërkurë, 3 dhjetor 2025:

  • Tunelli i Kurrizit – ora 17:00
  • Observatoriumi – ora 18:30
  • CNP – Biblioteka “Hivzi Sylejmani” – ora 19:30

E premte, 5 dhjetor 2025:

  • Hamami – ora 19:00

E shtunë, 6 dhjetor 2025:

  • Ceremonia e ndarjes së çmimit – ora 19:00

AAVK ka njoftuar se informacione të tjera rreth aktiviteteve shtesë do të publikohen në ditët në vijim. /Telegrafi/